Ministri i Shendetesise, Alush Gashi ka zhvilluar nje takim me ambasadorin e Hungarise ne Prishtine, Zoltan Imecz, me te cilin ka biseduar per fushat e bashkepunimit ne shendetesi midis Hungarise dhe Republikes se Kosoves dhe mundesine e nenshkrimit te Protokollit te bashkepunimit midis dy shteteve ne kete fushe.

Ministri Gashi dhe ambasadori Imecz, sipas Telegraf, kane biseduar edhe per nevojen e sigurimit te pajisjeve te reja per institucionet shendetesore te Kosoves, qe eshte nje nga sfidat e adresuara edhe ne Raportin e Progresit per Kosoven, per procesin e vaksinimit kunder A H1N1.

Gashi ka falenderuar ambasadorin e Hungarise per perkrahjen e shtetit te tij per Kosoven dhe shendetesine e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA