Sejdiu e Thaci: Hetim ngjarjeve te pasluftes

03/12/2009 17:20

Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaci kane dhene garancine e tyre se ngjarjet kriminale te pasluftes do te hetohen plotesisht nga organet e drejtesise.

Dy lideret kosovare kane theksuar se ne kete drejtim, institucionet e Kosoves do te kene edhe mbeshtetjen e misionit EULEX.

“Institucionet vendase te drejtesise dhe EULEX-i, ne kuader te pergjegjesive qe kane do te ndermarrin te gjitha veprimet e nevojshme per te siguruar qe te gjitha veprat kriminale te periudhes se pasluftes te hetohen thellesisht dhe te pandikuara nga politika”, jane shprehur Sejdiu e Thaci.

Top Channel