Rupel: Kosova, me aktive per njohjen e pavaresise

03/12/2009 12:50

Dimitrij Rupel, ish-minister i Jashtem i Sllovenise deklaron se paraqitja e Kosoves ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise nuk eshte aspak shqetesues.

Ne nje interviste per te perditshmen “Zeri”, Rupel, tha se Kosova duhet te prezantoje pozicionin e saj para opinionit nerkombetar.

Rupel thekson se njohja e Kosoves nga 63 shtete eshte e mjaftueshme per kete periudhe, kurse per te nxitur njohje te reja, sipas tij, Kosova duhet te jete me aktive.

Sipas Rupelit, minoritetet dhe stabilizimi ekonomik i vendit, jane pikat kryesore, ne te cilat Kosova favorizohet ne rrugen drejt BE-se.

Top Channel