Personat me aftesi te kufizuar, apel qeverise

03/12/2009 20:50

Ne diten nderkombetare te aftesise se kufizuar, personat qe i perkasin kesaj kategorie i bene apel qeverise qe te ndikoje ne zbutjen e perjashtimit shoqeror qe i behet ketyre shtresave.

Kerkesat e tyre prej vitesh zvarriten dhe ata ndihen edhe me shume te neperkembur nga sa i ka nenshtruar fati.

“Perjashtimi shoqeror eshte baza e diskriminimit dhe problematikes se personave me aftesi te kufizuar. Ne kerkojme te nderhyet ne Kushtetute qe aftesia e kufizuar te njihet. I kerkojme qeverise qe te rishikoje mbeshtetjen financiare per personat me aftesi te kufizuar”, ka deklaruar Sinan Tafaj, kryetar i Keshillit kombetar te personave me aftesi te kufizuar.

Perosnat me aftesi te kufizuar kerkojne rritje te pageses se tyre, kerkojne kujdestari, e cila eshte vendosur vetem per ata persona qe nuk levizin nga shtrati, nderkhe qe nevoje emergjente eshte edhe per shtresa te tjera te aftesise se kufizuar.

Por ne diten nderkombetare te aftesise se kufizuar, ndonese ishin te ftuar, askush nga pushtetaret nuk ka denjuar te marre pjese e te degjoje shqetesimet e tyre, madje as ministri i Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, i cili ka pergjegjesi direkte per kete kategori njerezish.

Top Channel