Presidenti grek, Karolos Papulias ka deklaruar se pavaresia e Kosoves ka qene e parakohshme dhe se shtetet qe nuk e njohin shtetin e ri, ne thelb mbrojne interesat e tyre kombetare.

Keto komente Papulias i ka bere ne nje interviste per nje gazete ceke. Papulias ka theksuar se bashkesia nderkombetare duhej te insistonte ne vazhdimin e bisedimeve ndermjet Prishtines dhe Beogradit sepse, sipas tij, plani i Ahtisarit ishte hartuar me shpejtesi.

“Eshte shume e komplikuar te kerkohet nga Serbia qe te pranoje shpalljen e pavaresise se Kosoves pa asnje pengese. E perseris, shpallja e pavaresise ka qene dicka shume e pershpejtuar”, ka pohuar Papulias.

Top Channel