KMDLNJ: Te zbardhen krimet ne Kosove
03/12/2009 12:35
Keshilli per Mbrojtjen e te Drejtave dhe te Lirive te Njeriut ka pershendetur arrestimin e te dyshuarit Nazim Bllaca, i cili dyshohet per pjesemarrje ne veprime inkriminuese.
Keshilli, sipas Telegraf, ka shprehur habine per masen e caktuar te arrestit shtepiak qe eshte ne kundershtim te plote me natyren e vepres per te cilen dyshohet i arrestuari.
“Masa e arrestit shtepiak zakonisht shqiptohet per raste me te lehta apo kur i arrestuari nuk ben pjese ne grup me rrezikshmeri te larte. Rasti i Nazmi Bllaces eshte krejtesisht i kundert, kemi te bejme per dyshim te kryerjes se krimeve shume serioze”, thuhet ne nje komunikate te KMDLNJ-se.
Top Channel