Hage, Austria mbeshtet pavaresine e Kosoves
03/12/2009 15:30
Austria ka deshmuar sot ne Hage ne favor te pavaresise se Kosoves, duke deklaruar se ajo eshte ne perputhje me te drejten nderkombetare.
Vjena zyrtare u paraqit nga ambasadori austriak Helmut Tiki, cili ka theksuar se e drejta nderkombetare nuk e parandalon krijimin e nje shteti te ri.
“Shpallja e pavaresise se Kosoves eshte konform me te drejten nderkombetare dhe rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit. E drejta nderkombetare nuk permban dispozita qe ndalojne shpalljen e pavaresise”, ka deklaruar Tiki.
Pas Austrise radha per te deshmuar ka qene e Azerbaixhanit dhe Bjellorusise, te cilat kane kundershtuar formimin e shtetit te ri.
Top Channel