Gruevksi-Greqise: Mos na pengoni ne Bruksel

03/12/2009 11:55

Kryeministri Nikola Gruevski i kerkon Greqise qe te aprovoje ne Samitin e 10 Nentorit celjen e negociatave per antaresimin e Maqedonise. Gruevski llogariti ne Bruksel se Greqise i mbeten 70 shance per te bllokuar deri ne antaresimin e plote te Maqedonise, nese deri atehere nuk do te kete zgjidhje per ceshtjen e emrit. (UPDATE)

“Negociatat per anetaresim mund te zhvillohen paralelisht me bisedimet per zgjidhjen e emrit. Sipas rregullave te BEse qeveria greke ka mundesine qe te bllokoje te pakten  70 here, gjate hapjes dhe mbylljes se 35 kapitujve, perpara shancit te tyre te fundit, kur kalon dhe ne parlament vendimi perfundimtar per anetaresimin tone te plote ne BE. Pra ka mjaft kohe per diskutime dhe ne jemi gati per bisedime intensive por bllokimi nuk do te na ndihmoje. Bllokimi ne NATO krijoi nje distance me te forte mes vendeve tona ne vend qe te na bente me te afert, me te hapur dhe me te vendosur per te arritur nje zgjidhje.”

Diskutimet intensive te niveleve te ndryshme mes Shkupit dhe Athines, u vleresuan pozitive nga kryeministri Maqedonas por ato nuk shenuan progres serioz per thelbin e ceshtjes.

“Une e kuptoj ndjeshmerine e ceshtjes por jam i bindur se tani ka nje shanc te vertete, me kusht qe te kete vullnet politik nga te dyja palet per ta mbyllur kete çeshtje dhe per te gjetur zgjidhje te pranueshme per te dy”, u shpreh Barroso.

Pervec ceshtjes se emrit, Presidenti i Komisionit Barroso tha se pret nga qeveria Gruevski dhe zbatimin e plote te Marreveshjes se Ohrit dhe perforcimin e administrates publike.

 

Top Channel