Brenda nje jave jane dyfishuar rastet e vdekjes ne Greqi nga virusi i gripit A/H1N1 ndersa vetem ne 24 oret e fundit kane humbur jeten 5 persona duke e cuar numrin e viktimave ne 25.
Sipas Ministrise se Shendetsise behet fjale per nje 54-vjecare me probleme serioze shendeti, nje 80-vjecare me mosfunskionim ne veshka dhe diabet, nje 70-vjecare me probleme ne pankreas nje 48-vjecar obez, ndersa ajo qe ka shkaktuar shqetesim eshte vdekja e nje 40-vjecareje qe nuk vuante nga asnje semundje. Eshte rasti i trete i vdekjes se nje pacienti pa historik te renduar mjekesor.
Nderkaq jane mbi 33 persona qe kurohen ne gjendje serioze ne repartet e reanimacionit.
Prej dites se merkure mbi 220 shkolla ne Athine dhe Pire jane mbyllur krejtesisht,asnje shkolle nuk funskionon tashme ne prefekturen e Janines, ndersa ne gjithe vendin ne shumicen e shkollave ka qindra klasa te mbyllura.
“Ne keto momente vaksinimi konkludon rezultativ dhe kjo per arsyen se veshtiresite i kemi perpara, dimrin e kemi perpara dhe vaksinimi krijon nje mburoje shpetimi per shendetin publik”, tha Mariliza Ksenojanakopulu, Ministre e Shendetsise.
Prej dates 1 dhjetor ka filluar edhe vaksinimi masiv i popullsise dhe deri ne oret e fundit jane vaksinuar mbi 125.000 persona.
Top Channel