Nazim Bllaca eshte thirrur per t’u marre ne pyetje nga prokuroria speciale ne Prishtine.

Atij iu caktua pak dite me pare masa e sigurise “arrest shtepie”, pasi denoncoi se kishte punuar per SHIK-un, duke marre pjese ne 17 aksione qe perfshinin vrasje, shantazhe dhe dhunime.

Debatet per deklaraten e Bllaces kane vazhduar edhe ne Kuvendin e Kosoves, i cili gjithesesi vendosi qe kjo ceshtje te shtyhet pas raundit te dyte.

“Keto ndodhin gjithmone ne kohe fushatash. Eshte me mire qe u shty”, ka deklaruar deputeti i PDK-se, Rame Buja.

Ndersa ai i LDD-se Gani Geci ka deklaruar se partia e tij nuk po sulmon LDK-ne ne teresi, por segmente te caktuara te pushtetit.

Top Channel