
Pershendetja online nepermjet internetit e kryeministrit Berisha me nexenesit ne shkolla te ndryshme te vendit ishte menyra qe Ministria e Arsimit zgjodhi per te promovuar perfundimin e shtrirjes se rrjetit te internetit ne shkollat e vendit.
Por kater vjet pasi sheh te realizuar kete premtim, kryeministri Berisha beri nje premtim tjeter per 4 vitet e ardhshme.
“Ne 2013 do te keni kompjuter ne cdo shtepi, internet me bande te gjere ne cdo shtepi”, ka premtuar Berisha.
Duke treguar pervojen e tij te pare me kompjuterin, 3 dekada me pare, kur kompjuteri ishte nje molle e ndaluar per Shqiperine komuniste, kryeministri Berisha tregoi perse per te eshte paresor projekti i Shqiperise dixhitale.
“Mosha dixhitale eshte prioriteti im me paresor dhe kjo eshte rruga qe une kam zgjedhur per te qene afer me ju. 30 vjet me pare me ndryshoi jeten time profesionale”, eshte shprehur Berisha.
Dhe ne fund nje keshille per mesuesit. “Mesoni kompjuterin, perdorni internetin qe te jeni ne moshen e nxenesve tuaj”, ka shtuar Berisha.
Top Channel