Kristi Vangjeli do te rikthehet te luaje si titullar tek Arisi i Selanikut pas afro tre muajsh.
Ne sfiden e se shtunes (5 dhjetor), lojtari i Kombetares shqiptare do te zere vendin e tij ne krahun e majte te mbrojtjes, ne transferten e veshtire ne fushen e Levadhiakosit.
24-vjecari duket se eshte rikuperuar plotesisht pas demtimit ne gju qe pesoi ne stervitje gjate javes se pare te shtatorit, vetem pak dite perpara ndeshjes qe Shqiperia barazoi 1-1 me Danimarken. Gjate fundjaves se kaluar ai u aktivizua per rreth 15 minuta ne takimin qe Arisi zhvilloi me Panioniosin.
Me paraqitjen e tij, Vangjeli duket se bindi edhe trajnerin Hektor Raul Kuper per formen e mire fizike. Tekniku i mirenjohur argjentinas e vlereson lojen e mbrojtesit kuqezi dhe e cileson si nje prej pikave te forta te skuadres.
Top Channel