Samir Ujkani po perjeton nje prej momenteve me te mira ne karriere.
Viti 2009 ka qene shume i suksesshem per portierin, qe pervec aktivizimit si titullar ne disa ndeshje me Kombetaren shqiptare, po shkelqen edhe me Novaren ne Ligen Pro (Seria C1).
“Gardiani” kuqezi ka dhene kontributin e tij ne rezultatet e skuadres, e cila kryeson klasifikimin pas 15 javesh, duke mos pesuar asnje humbje. Ne 12 ndeshje ku eshte aktivizuar, 21-vjecari ka pesuar vetem 5 gola. Nje ecuri qe as vete ish-portieri i Anderlehtit ne Belgjike nuk e kishte parashikuar ne momentin kur u transferua te Novara ne forme huazimi nga Palermo.
“Per mua ky vit ka qene i jashtezakonshem dhe me ka dhuruar shume kenaqesi: debutova me Palermon ne Serine A, debutova me Kombetaren ne miqesoren kunder Milanit dhe me pas luajta edhe ne dy ndeshje eliminatore dhe te Novara gjithcka po shkon per mrekulli, tha Ujkani per kosovaren ‘Express’. Shpresoja qe do te kisha sukses ne kete aventure, por nuk prisja qe gjerat te ecnin kaq mire. Rezultatet nuk jane te rastesishme, pasi ato vijne kur punon seriozisht dhe jep gjithmone maksimumin”.
Edhe pse mungojne shume jave nga mbyllja e kampionatit, ngjitja ne Serine B italiane duket nje objektiv i realizueshem. Novara ka grumbulluar 35 pike, ndersa Kremoneze e vendit te dyte ka pese pike me pak. Ujkani beson te ngjitja ne “B”, madje thekson se mund te vendose te qendroje te klubi piemontez. “Perpara se te vija per te luajtur ketu, drejtori sportiv i Novares me tregoi per ambiciet qe skuadra te ngjitej ne Serine B. Ecuria gjate ketij sezoni ka qene shume e mire, pasi nuk kemi pesuar asnje humbje ne 15 takime te luajtura dhe besoj se nese vazhdojme ne kete rruge do t’ia arrijme qellimit, shtoi portieri. Sipas marreveshjes paraprake, ne fund te sezonit duhet te kthehem te Palermo, e cila zoteron kartonin tim. Por, nese Novara arrin te ngjitet nje kategori me lart ndoshta do te ishte me mire te mos largohesha. Gjithsesi, ky eshte nje vendim qe i takon klubeve”.
Skuadra e provinces se Torinos ka qene edhe surpriza e ketij edicioni ne Kupen e Italise. Pas kater fitoreve, ku ka mposhtur edhe Parmen dhe Sienen qe militojne ne Serine A, Novara do te luaje ne 1/8 e ketij trofeu perballe Milanit. Ujkani thekson se deshira eshte qe te fitojne edhe ne “San Siro”, edhe pse eshte i vetedijshem se kjo nuk do te jete e lehte. “Do te zbresim ne fushen e Milanit me objektivin qe te fitojme dhe te kualifikohemi me tej ne Kupe. Normalisht, e kemi te qarte se arritja e nje rezultati te tille do te jete shume i veshtire, pasi dihet forca e skuadres kuqezi”, theksoi ai. Ne fund edhe dy fjale per perfaqesuesen kuqezi dhe kualifikueset e Euro 2012: “Duhet te mesojme me pare kundershtaret qe do te kemi ne grup. Megjithate, duhet te besojme te kualifikimi, shikoni sesi arriti Sllovenia qe te marre pjese ne Boteror”.
Top Channel