Skandal ne Spanje, 20 lojtare te implikuar ne baste

02/12/2009 13:20

Skandalet e basteve ne futboll po marrin peherere e me shume hapesira ne mediat europiane.

Pas publikimit te skandalit nga UEFA per trukimin e rreth 40 ndeshjeve ku te perfshira jane edhe skuadrat e Vllaznise e Tiranes edhe ne Spanje federata ka nisur nje hetim. Sipas institucionit me te larte te futbollit spanjoll, disa lojtare te Liges se Pare jane perfshire ne nje skandal ndeshjesh te trukuara.

Federata shton se dosjet i kane kaluar gjyqesorit sportiv qe ka hapur nje hetim zyrtar. Nderkohe, gazeta “El Pais” shkruan se ka qene UEFA ajo qe lajmeroi drejtuesit e federates per implikimin e disa futbollisteve ne baste. Po sipas gazetes, behet fjale per rreth 20 lojtare nga dy divizionet me te larta te futbollit spanjoll, emrat e te cileve nuk dihen ende.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA