Perjashtohet nga KKS-ja

Rada Trajkovic, kryetare e Keshillit Ekzekutiv te KKS-se, si dhe anetaret e tij, Goran Marinkovic dhe Boban Petrovic, per shkak te pjesemarrjes se tyre ne zgjedhjet lokale qe u zhvilluan ne Kosove me 15 nentor te ketij viti, njofton gazeta e perditshme serbe “Blic”, e cila shton se KKS, me kete rast, ne vendimin perkates per perjashtimin e tre anetareve te lartpermendur te tij, vinte ne dukje se, duke marre pjese ne zgjedhjet lokale ne Kosove, te organizuara nga institucionet kosovare, “Trajkovic, Marinkovic dhe Petrovic kane shkelur konkluzionet, orientimet dhe statutin e KKS-se te Kosoves dhe te Metohise”.

Znj. Rada Trajkovic, nje nga politikanet me te njohura serbe ne Kosove, i deklaroi gazetes se lartpermendur te Beogradit, se “ajo, edhe pse nuk ishte informuar ende zyrtarisht per kete perjashtim te saj, e konsideron ate jolegjitim, pasi KKS nuk kishte kuorumin e domosdoshem per te marre nje vendim te tille. Pres qe ne mbledhjen e radhes, KKS te shprehet qarte, duke pasur edhe kuorumin e domosdoshem, lidhur me vendimin e marre per perjashtimin tim”, theksoi ajo. Sidoqofte, kryetari i KKS-se, Dragan Velic, deklaroi se, ne mbledhjen e tij, Keshilli Kombetar Serb e kishte kuorumin e duhur per perjashtimin nga ai (KKS) te Rada Trajkovicit, Marinkovicit dhe te Petrovicit.

Gazeta serbe e mesiperme gjithashtu ben te ditur se ne mbledhjen e KKS-se, gjate se ciles u perjashtuan tre zyrtaret e larte te ketij keshilli, mori pjese edhe kryepeshkopi i Rashkes dhe i Prizrenit, Artemije, qe, sikurse dihet, eshte nje nacionalist ekstremist serb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA