Presidenti i Republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi priten te merkuren baroneshen Ann Taylor, ministre per Mbrojtje dhe Siguri Nderkombetare e Mbreterise se Bashkuar.
Presidenti Sejdiu theksoi te kene marre konfirmimin dhe perkushtimin, si gjithmone, te Mbreterise se Bashkuar per mbeshtetjen e Kosoves dhe veçanerisht mbeshtetje per zhvillimet e demokracise, te institucioneve tona, mbeshtetje te veçante ne fushen e institucioneve te sigurise dhe persosjes se tyre, mbeshtetje te partneritetit te perbashket ne ecje dhe asociim te Kosoves ne mekanizma nderkombetare, mbeshtetje ne Gjykaten Nderkombetare te Hages per Kosoven e pavarur dhe sovrane, si dhe mbeshtetje dhe ndihme ne procesin e njohjeve te metejshme te Republikes se Kosoves.
Gjithashtu, presidenti Sejdiu, sipas Telegraf, e ka falenderuar baroneshen Taylor per investimet e pakursyera te Mbreterise se Bashkuar ne Kosove, per rolin e veçante te forcave te sigurise te KFOR-it britanik, ne rolin e tyre te shkelqyeshem ne periudha te gjata kohore, dhe per garancine e veçante ne nxitjen e zhvillimeve tona te metejshme.
Top Channel