Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaci kane shprehur bindjen e tyre se pas vendimit te GJND-se do te kete njohje te reja te pavaresise.

“Ka nje numer te madh vendesh qe kane deklaruar se do te presin vendimin e gjykates, i cili nuk mund te jete tjeter vecse pro respektimit te vullnetit te nje populli qe te jete i lire”, ka deklaruar Sejdiu.

Edhe kryeministri Thaci pervecse ka theksuar se vendimi i Hages do te jete pozitiv, ka vleresuar se ai do te pasohet nga njohje te metejshme te pavaresise.

“Kosova ne GJND ka treguar pergjegjshmeri shteterore, si per te kaluaren ashtu edhe per te ardhmen. Nga ky proces presim respektimin e vullnetit te qytetareve te Kosoves”, ka nenvizuar Thaci.

Top Channel