Opozita në Kosovë është e ndarë për sa i përket vlerësimit të procesit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ndonëse i vlerëson të qëndrueshme argumentet e paraqitura të hënën nga delegacioni kosovar kërkon nga institucionet qendrore plane konkrete për periudhën e pas marrjes së vendimit nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

“Punen e ngadalshme te deri tashme Kosova duhet ta marre si një mesim negativ dhe duhet te filloje me nje plan serioz si te sillet menjehere pas vendimit te gjykates. Eshte e rendesishme se cfare do te ndodhe ne javen e pare pas vendimit te Gjykates. Nese kemi nje plan serioz te mberrijme shpejte tek te gjitha qeverite me argumente pro Kosoves atehere ne mund te kemi iniciative dhe nuk do te ndodhin pengesa shtese ne marrjen e njohjeve”, tha Haradinaj.
 
Më optimiste për ngjarjet që po zhvillohen në Hagë është pjesa tjetër e bllokut opozitar. Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, njëkohësisht nënkryetari i AKR-së Ibrahim Gashi tha se Serbia dështoi të hënën në paraqitjen e argumenteve juridike dhe politike kundër Kosovës.

“Mund te themi se ka qene nje observim shume i suksesshem me te gjitha ato argumente si te natyres politike edhe te natyres juridike dhe po qe se vazhdohet si ne diten e pare atehere do te krijohet nje perparesi e argumenteve kosovare ndaj atyre te pales serbe”, tha Gashi.

Edhe Naser Rugova, nënkryetar i LDD-se thekson se “duam te besojmë se pas argumenteve tejet bindëse te delegacionit te Kosovës por duke e ditur edhe te drejten e popujve për vetëvendosje besoj qe dita e djeshme ishte nje prezantim dinjitoz i shtetit tone dhe dua te besoj ne nje vendim pozitiv për shtetin e ri te Kosovës dhe qytetareve te Kosovës”.
 
Paraqitja e argumenteve pro dhe kundër ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës nga shtetet e tjera do të vazhdojë deri me  datë 11 dhjetor.

Vendimi përfundimtar i gjykatës pritet të nxirret më së largu në maj ose në qershor të vitit 2010.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA