Ka marre fund pa gjakderdhje pengmarrja qe kreu nje 55-vjecar sot ne mesdite ne kolegjin privat gjerman te Selanikut qe ndodhet ne lagjen periferike te Thermit.

Autori i saj eshte 55-vjecari Kostas Arabatzis ,i cili ka hyre i armatosur ne mjediset e shkolles ne oren 12:30 minuta dhe me kercenimin e armeve ka marre peng tre persona, drejtorin e shkolles, pergjegjesin e financave dhe nje profesor te cilet i ka lene me pas te lire pas 40 minutash.

Gjate kesaj kohe gjithe nxenesit jane larguar nga klasat duke u kryer boshatisja e gjithe kolegjit. Pasi ka ngelur i vetem ne nje prej ambienteve te shkolles dhe pas negociatave te shumta me psikoanalistet e policise ,autori i cili kerkonte 10 milion euro eshte dorezuar pa dhune pas tre oresh.

Nuk eshte hera e pare qe ky person kryen akte te dhunshme. Para 3 vjet e gjysme, 55-vjecari grek ka ngjallur perseri tmerrin e nxenesve te ketij kolegji sepse edhe atehere ka vepruar ne te njejten menyre.

Ka hyre ne shkolle me lende eksplozive dhe ka marre peng drejtorin dhe nje nenpunes duke kerkuar te zgjidheshin disa borxhe ekonomike me shtetin gjerman. Pasi eshte dorezuar eshte denuar nga gjykata me 11 vjet burg e gjashte muaj , por eshte liruar me kusht ne janar te ketij viti pasi ka pasur sjellje te mire dhe ka kryer nje te treten e denimit.

Burime policore deklarojne se ne dosjen e tij penale ka pasur edhe dy raste te dhunshme ne te kaluaren.

Top Channel