PDK: Akuzat e LDD, per qellime politike
02/12/2009 16:30
Partia Demokratike e Kosoves ka reaguar ndaj akuzave te bera se fundmi nga deputetet e LDD-se, Adem Salihaj dhe Gani Geci, se segmente te caktuara qeveritare kane planifikuar vrasjen e disa deputeteve.
Ne nje konference per shtyp, zedhenesi i PDK-se Blerand Stavileci ka deklaruar se akuzat ne fjale jane te pabaza dhe kane vetem qellime politike.
“Veprimet e fundit te dy deputeteve te LDD-se po behen vetem per qellime politike. Veprime te tilla demtojne imazhin e Kosoves ne arenen nderkombetare. Ne Kosove nuk ka vend per lojra te tilla”, ka pohuar Stavileci.
Me tej zedhenesi i ka bere thirrje kryetarit te LDD-se, Nexhat Daci, qe te marre masa ndaj dy deputeteve te partise se tij.
Top Channel