Te Vllaznia vazhdojne te akuzojne gjyqtarin Jemini per humbjen e pesuar gjate fundjaves me Besen.
Shkodranet dolen nga “Loro Borici” te mposhtur pas nje sfide dramatike, te humbur ne kohen shtese. Me korin bashkohet edhe trajneri Roland Luci, i cili mendon se kavajasit moren tri piket fale “xhaketave te zeza”, me golat e realizuar ne minutat 94 dhe 97 nga Cikalleshi dhe Leci.
“Humbjen e atij takimi ia faturojme gjyqtarit, i cili lejoi vazhdimin e lojes deri ne minuten e 97-te, nderkohe qe duhet ta kishte mbyllur ndeshjen tri minuta me pare”, tha Luci. “Per me teper goli i trete edhe nga nje goditje denimi e akorduar per Besen, pas nje faulli inekzistent”. Ne javen e peste te Superiores, Luci erdhi nga Austria (ku jetonte prej shume vitesh) per te zevendesuar Hasan Liken.
Por, rezultatet e Vllaznise nuk ndryshuan. Me 7 pike ne 7 javet e fundit, skuadra vazhdon te renditet ne zonen e “ftohte”. “Duhet te kishim fituar, pasi luajtem mire dhe ne pjesen e dyte shenuam dy gola qe permbysen rezultatin. Megjithate, kundershtaret arriten te barazonin ne minuten e 94-t dhe kjo beri qe skuadra te rendohej ne aspektin psikologjik”, perfundoi tekniku shkodran.
Top Channel