Britania i ka konfirmuar Kosoves vazhdimin e mbeshtetjes ndaj proceseve neper te cilat po kalon shteti i ri.

Qendrimi i Londres zyrtare eshte shprehur nga ministrja per Mbrojtjen dhe Sigurine ne Mbreterine e Bashkuar, baronesha Ann Taylor.

“Ne jemi shume te kenaqur qe gjate ketyre viteve kemi pasur mundesine te ofrojme nga Britania e Madhe ndihme ne venien e bazave te institucioneve te Kosoves dhe jemi shume te interesuar qe te ofrojme cfaredo ndihme qe mundemi ne te ardhmen”, ka deklaruar Taylor.

Deklaratat e saj baronesha i beri pas nje takimi me presidentin e Kosoves Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaci.

Keta te fundit gjate bisedimeve e vune theksin tek ngritja e institucioneve te Kosoves, ne vecanti tek policia, forca e sigurise dhe tek sherbimi inteligjent.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA