Barbullushi: Pavaresia, ne perputhje me te drejten nderkombetare

02/12/2009 13:30

Ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise vazhdon seanca degjimore per ligjshmerine e shpalljes se pavaresise se Kosoves, me paraqitjen e vendeve qe kane shfaqur interesim per rastin.

Ambasadori i Shqiperise ne Holande, Gazmend Barbullushi, ne paraqitjen e argumenteve ne Gjykaten Nderkommbetare te Drejtesise, tha se vendi i tij e cileson shpalljen e pavaresise se Kosoves, ne perputhje me te drejten nderkombetare.

Ai tha se Shqiperia do te vazhdoje te ofroje mbeshtetjen e saj te plote per popullin e Kosoves ne perpjekjet e tij per paqen dhe perparimin per te gjithe qytetaret e saj.

Perfaqesuesi i Shqiperise, ne fjalen e tij, sipas BBC ka permendur dhunen, siç e quajti sistematike, te Serbise mbi popullin e Kosoves, qe nga heqja me dhune e autonomise se Kosoves ne vitin 1989.

Ambasadori shqiptar tha se Kosova dhe populli i saj gjate viteve te 90-ta, e posaçerisht dhjete vjet me pare, iu nenshtrua nje, siç e quajti, spastrimi me te madh entik qe pas Luftes se Dyte Boterore dhe vendi i tij, tha ai, ka pranuar atehere mbi 700 mije qytetare te Kosoves.

Barbullushi, tha se Kosova sot eshte nje shtet i pavarur dhe shumekombesh i percaktuar per demokracine dhe rendin dhe ligjin, me mbrojtjen e plote per te drejtat e te gjithe qytetareve te saj.

Top Channel