Shperthimi i disa bombave ka tronditur Athinen mengjesin e sotem.

Nje seri bombash molotov kane demtuar disa banka, dyqane dhe ndertesa te tjera ne lagjen “Kessariani” te kryeqytetit helen.

Sipas policise, bombat jane hedhur nga disa njerez te maskuar, identiteti i te cileve nuk eshte zbuluar ende. Deri ne keto momente nuk ka te dhena per viktima apo te plagosur. Nderkohe, behet me dije se keto akte i atribuohen grupeve anarkiste qe veprojne ne Athine.

Kjo nuk eshte hera e pare qe bankat, dyqanet apo institucionet zyrtare greke vihen ne shenjestren e te rinjve ekstremiste, madje edhe tashme qe ish kryeministri Karamanlis eshte larguar nga qeveria.

Top Channel