Shefja e re e Politikes se Jashtme dhe Sigurise ne BE, Catherine Ashton ka deklaruar se Ballkani do te jete nje nga prioritetet kryesore te Brukselit.

“Ballkani perendimor do te jete nje nga prioritetet kryesore te politikes sime”, ka pohuar baronesha Ashton, e cila mori zyrtarisht dje detyren.

Deklaraten e saj Ashton e beri gjate nje seance te zhvilluar sot ne Parlamentin Evropian, ku nder te tjera theksoi se nuk do te jete nje “dore e zgjatur” e Britanise.

“Jam zgjedhur nga lideret e vendeve dhe te qeverive te 27 vendeve anetare, prandaj kam pergjegjesi primare”, ka theksuar Ashton.

Top Channel