“Emri”, Greqia: Do bllokojme negociatat me BE

02/12/2009 15:45

Qeveria e re e Greqise, e udhehequr nga kryeministri Jorgos Papandreu ka deklaruar se do t’i bllokoje bisedimet e Maqedonise me BE-ne nese me pare nuk zgjidhet ceshtja e emrit.

“Fillimi i bisedimeve per kete ceshtje ne takimin e BE-se me 7 dhjetor do te ishte i pakonceptueshem perderisa nuk eshte zgjidhur ceshtja e emrit”, ka deklaruar numri 2 i diplomacise greke, Dimitris Drucas.

Athina zyrtare vazhdon te insistoje se Maqedonia duhet te ndryshoje emrin e saj me nje propozim te ri, i cili duhet te permbaje edhe percaktim gjeografik.

Nderkohe, ministri i Jashtem maqedonas Antonio Milloshoski ka deklaruar se, te dyja palet kane kohe te mjaftueshme per te rishqyrtuar pozicionet e tyre.

Top Channel