Sherbimi Informativ i Kosoves ka qene nje rrjet i mireorganizuar, i cili e ka shtrire veprimtarine e tij edhe ne Maqedoni.

Lajmin e ben te ditur agjencia e lajmeve “INA”, e cila i referohet nje burimi qe ka dijeni mbi veprimtarine e SHIK-ut ne Kosove, sic njihej sherbimi sekret qe punonte ne kuader te UCK-se.

“Po, sigurisht. Pas luftes SHIK ka vepruar edhe ne territorin e Maqedonise. Edhe sot e kesaj dite ne Maqedoni jetojne njerez ne emer te ketij institucioni”, ka deklaruar burimi.

Ai ka shtuar se Sherbimi Informativ i Kosoves drejtohej nga figura te rendesishme te strukturave te UCK-se.

Top Channel