Autoritetet kosovare besojne se gjykata do te vendose ne favor te
Kosoves. Mendimi megjithate thuhet te mos jete detyrues, por ai do te
mundesoje njohjet e metejme te Kosoves.
Presidenti i Republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiu vleresoi se, argumentet e Kosoves per pavaresine jane te parrezueshme. Ne emer te popullit dhe te institucioneve, Sejdiu ka shprehur mbeshtetjen e plote per perfaqesuesit institucionale, ministrin e Jashtem, Skender Hyseni, dhe Ser Michael Eood me bashkepunetoret. Me kete rast, presidenti Sejdiu ka falenderuar te gjitha vendet qe e kane mbeshtetur dhe po i japin mbeshtetje ne kete proces gjyqesor nderkombetar duke theksuar se argumentet e prezantuara per pavaresine e Kosoves jane te qendrueshme dhe te parrezueshme.
“Drejtesia nderkombetare do ta vertetoje se ne ishim ne perputhje te plote me te drejten nderkombetare. Procesi ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise do te jete i drejte dhe republika jone do ta marre pergjigjen qe eshte ne perputhshmeri me vullnetin e qytetareve te Kosoves”, ka theksuar kryeministri Hashim Thaci, ne mbledhjen e sotme te qeverise.
Dhjete ditet e seancave degjimore do te percillen edhe me paraqitjet e afro 30 vendeve te tjera qe kane shfaqur interesimin per rastin e Kosoves, ne mesin e te cilave edhe SHBA dhe Rusia. Ky proces ishte iniciuar nga Serbia dhe miratuar nga Asambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara. Seancat degjimore me argumente pro dhe kunder shpalljes se pavaresise, pritet te zgjasin ne 10 ditet e ardhshme.
Top Channel