Dy persona dyshohen se kane shtene me arme zjarri te kalibrave te ndryshem mbreme vone ne afersi te ures kryesore te lumit Iber, qe ndan qytetin e trazuar te Mitrovices.

Policia e Kosoves ne kete rajon ben te ditur se te shtenat besohet se kane ardhur nga nje automjet i tipit BMW i cili ne ate kohe kishte kaluar mbi ure.

Policia e Mitrovices njofton se askush nuk ka raportuar per deme te shkaktuara nga keto te shtena. Policia ka marre ne pyetje dy persona qe ndodheshin ne rruge ne ate kohe.
 
Per shkak te ketij incidenti, Policia e Kosoves njofton opinionin se jane shtuar masat e sigurise ne qytetin e ndare ne baza etnike e ne vecanti ne ato pjese qe ka banore te etnive te ndryshme.

Top Channel