Ministri i Jashtem i Serbise, Vuk Jeremic ka shprehur bindjen se Gjykata Nderkombetare e Drejtesise do ta mbeshtese perpjekjen e Serbise ne kundershtimin e pavaresise se Kosoves.

“Ne presim qe ligji nderkombetar te ruhet. Pavaresia e Kosoves ishte thjesht ilegale dhe ne i besojme drejtesise nderkombetare”, ka pohuar Jeremic per agjencine e lajmeve “AFP”.

Procesi per pavaresine e Kosoves ne GJND ka nisur pak me shume se nje ore me pare, me fjalen e mbajtur nga perfaqesuesi i Beogradit, Dushan Batakovic.

Top Channel