Ministri i Jashtem i Kosoves, Skender Hyseni ka shprehur edhe nje here bindjen e tij se ne fund vendimi i GJND-se do te jete ne mbeshtetje te pavaresise.

Deklaraten e tij shefi i diplomacise kosovare e beri pas pjeses se pare te seances gjyqesore qe u zhvillua sot ne Hage, ku foli perfaqesuesi i Serbise, Dushan Batakovic.

“Ajo qe degjuam ishte vetem rikonfirmim i se drejtes se rastit te Kosoves dhe te pavaresise se Kosoves”, deklaroi Hyseni per mediat.

Ai ka shtuar se qeveria e Kosoves ka besim te plote tek vendimi i gjykates, e cila sipas tij do te jete e pavarur ne vendimet e saj.

“Ne jemi te sigurte se gjykata ne fund do ta rikonfirmoje vullnetin e Kosoves per te qene e pavarur dhe vullnetin e popullit te Kosoves per liri dhe pavaresi”, ka shtuar Hyseni.

Ndersa Batakovic, gjate fjales se tij, kundershtoi pavaresine dhe tha se Kosova eshte djepi historik i Serbise.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA