Ne paraqitjen e pare te delegacionit kosovar para Gjykates Nderkombetare te Drejtesise, ministri i Jashtem i Kosoves, Skender Hyseni foli mbi arritjet e vendit pas pavaresise.

Ne nje fjalim te perbere nga 5 pjese, shefi i diplomacise kosovare renditi nder arritjet, konsolidimin e institucioneve dhe zgjedhjet lokale. Sipas Hysenit, serbet e Kosoves megjithe kercenimet dhe presionet e Beogradit po integrohen ne realitetin e ri te Kosoves.

Me pas Hyseni ka vazhduar fjalimin e tij duke thene se negociatat e metejshme per status jane te pamundura. Sipas Hysenit, cdo tentative per te arritur nje kompromis mes Kosoves dhe Serbise u shteruan.

Cdo vonese ne percaktimin e statusit, gjithmone sipas Ministrit Hyseni do te destabilizonte jo vetem Kosoven, por edhe rajonin. Ndersa faktet ligjore qe mbeshtesin pavaresine po i prezantojne gjate parqitjes 3 orese ekspertet ligjore pjese e delegacionit kosovare.

Pala serbe foli e para ne fillim te seances, e perfaqesuar nga ambasadori serb ne France, Dushan Batakovic. Ai tha shpallja e pavaresise se Kosove ishte e paligjshme dhe e sfidon rendin ligjor nderkombetar.

Top Channel