Sot nis ne Hage procesi i interpretimit juridik te shpalljes se pavaresise se Kosoves nga ana e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise.

Ky proces ishte iniciuar nga Serbia dhe miratuar nga Asambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara.

Pas deklaratave me shkrim te paleve ne proces, tani, per 10 dite rresht, pasojne seancat degjimore, ku Serbia si iniciuese, dhe Kosova si pale qe mbron te drejten e saj per pavaresi, bashke me vendet e paraqitura ne kete proces, do t’i ballafaqojne argumentet e tyre.

Zedhenesja e ministrit te Jashtem te Kosoves, Albana Beqiri, tha se Kosova beson ne paanesine e GJND-se dhe beson ne te drejten e popullit te Kosoves per liri e pavaresi, keshtu qe i fillon paraqitjet ne Hage me optimizem per interpretim ne favor te Kosoves.

“Kosova do t’i kete neser 3 oret e veta dhe prezantimi i Kosoves do te filloje ne oren 15:00. Fjalen hyrese do ta mbaje ministri i Puneve te Jashtme, Skender Hyseni, i cili eshte edhe kryesues i delegacionit te Kosoves”, ka pohuar Beqiri.

Top Channel