Nje mekanizem shperthyes i perbere nga bombula gazi dhe nje shkrepes eshte vendosur ne hyrjen e shtepise te nenkryetarit te Unionit te gazetareve te Greqise se Veriut, ndersa nje bombe e dyte eshte vendosur edhe ne zyren e kryetarit te ketij Unioni, por nuk ka shperthyer pasi eshte caktivizuar nga forcat xheniere.

Bomba tjeter artizanale ka shperthyer ne katin e nje pallati ku ndodhen zyrat e nje biznesi turistik dhe ka shkaktuar deme materiale ndersa shperthimi i fundit ka ndodhur ne hyrjen e zyres juridike te kryetarit te Unionit te avokateve te Selanikut.

Fotografite e para nga vendet e shperthimeve tregojne edhe demet materiale qe jane shkaktuar. Disa ore me pas edhe nje mekanizem tjeter shperthyes eshte gjendur jashte shtepise se nje prej funksionarev te larte te policise se qytetit.
 
I menjehershem ka qene reagimi i Unionit te Gazetareve te Greqise se Veriut qe numeron mbi 750 gazetare .Ne nje deklarate per shtyp theksohet se me vendosjen e bombave artizanale ne zyrat e kryetarit dhe nenkryetarit te organit me te madh sindikalist te gazetareve eshte dhene nje vazhdim ne sulmet e dhunshme ndaj njerezve te shtypit ,e cila ka marre dimensione te rrezikshme.

Unioni denon aktet e cdokujt qe me ane te dhunes do qe te kontrolloje fjalen e lire dhe informacionin, ndersa kerkohet nga organet e rendit mbrojtja e gazetareve nga veprime te tilla, te cilat jane kunder lirise se shtypit.

Top Channel