Enciklopedia, akademiket “ne gjendje te fjetur”

01/12/2009 14:30

Akademiket maqedonas po punojne me ritme te ngadalta per hartimin e enciklopedise se re, ose per korrigjimin e pjeseve te kontestuara te se vjetres, qe mban firmen e akademikut Bllazhe Ristevski.

Lidhur me situaten ka reaguar akademiku shqiptar Alajdin Abazi, i cili ka deklaruar se do te kerkoje pershpejtimin e procesit per zgjedhjen e redaksise qe do te hartoje enciklopedine e re.

“Po presim nje ftese dhe te marten do te jemi ne Kuvendin e ASHAM, ku do te kerkohet te pershpejtohet kjo ceshtje”, ka deklaruar Abazi.

Enciklopedia e Maqedonise, e hartuar vetem nga eksperte dhe historiane maqedonas, u kundershtua ashper nga faktori shqiptar pasi permbante gjera te paverteta mbi kombin shqiptar.

Top Channel