Ahmeti: Heqja e vizave, fitore e madhe

01/12/2009 11:35

Kryetari i BDI-se, Ali Ahmeti ka pershendetur vendimin e Keshillit te Evropes per heqjen e vizave per qytetaret e maqedonise.

Ahmeti eshte shprehur se heqja e vizave eshte nje fitore e madhe per Maqedonine, e cila ka dale keshtu nga izolimi 20 vjecar.

“Pershendes gjithe qytetaret e Maqedonise. Heqja e vizave perben nje sukses dhe nje fitore te madhe pasi po dalim nga izolimi i dy dekadave me radhe”, ka deklaruar Ahmeti.

Kreu i BDI ka theksuar se ky eshte nje sukses qe do te pasohet nga arritje te tjera ne procesin e integrimit te Maqedonise ne strukturat evropiane.

“Ky eshte nje sukses qe do te ndiqet nga suksese te ardhshme, ne menyre qe vendi yne te anetaresohet sa me pare ne NATO dhe pastaj ne BE”, ka shtuar Ahmeti.

Top Channel