Gazeta e njohur amerikane “Wal Street Journal” ne nje shkrim dedikuar ekonomive te Ballkanit, verren se disa prej tyre si, Rumania dhe Bullgaria jane prekur rende nga kriza nderkombetare, por ka vende si Shqiperia, e cila ka vazhduar te mbaje nje rritje ekonomike.
Por “Wall street” thekson se vendet qe kane nje te perbashket, jane vende me te varfera se ato te Europes Perendimore edhe pse ato kane bere hapa te medhenj per t’i arritur keto vende.
“Megjithese Ballkani eshte kthyer ne nje magnet per investimet e huaja per shkak te krahut te lire te punes dhe cmimit te ulet te tokes, serish investimet e huaja ne kete rajon mbeten te ulta dhe larg nivele rekord te vitit 2007”, shton gazeta.
“Ne te vertete, Shqiperia krahasuar me nje vit me pare, shenon rritje me 59% te investimeve te huaja direkte per gjysmen e pare te vitit 2009. Nderkohe, te krahasuara me Malin e Zi, ne kete vend investimet e huaja direkte per periudhen janar-qershor 2009 shenuan nje rritje me vetem 7,8% per krahasuar me nje vit me pare”, shton “Wall Street”.
“Privatizimet, interesi per investimet ne infrastrukturen e energjise dhe turizmi, kane ndihmuar ne terheqjen e investitoreve te huaj drejt vendeve te Ballkanit”, thote Vladimir Gligorov, ekonomist ne Institutin e Vjenes per Studime Nderkombetare Ekonomike (WIIW).
“Megjithate ne Ballkan, ashtu si kudo, investimet ne industri dhe sherbime kane shteruar dhe kjo nuk ka te beje me mosterheqjen per investitoret, por me faktin qe investitoret nuk po investojne askund”, shton ai. Megjithate, verren gazeta, Ballkani tashme eshte rigjalleruar per te terhequr investimet e huaja direkte.
Top Channel