Sejdiu: GJND, vendim ne favor te Kosoves
30/11/2009 18:30
Presidenti kosovar Fatmir Sejdiu ka shprehur bindjen e tij se vendimi i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise per pavaresine do te jete ne favor te Kosoves.
“GJND do te konfirmoje ligjshmerine e shpalljes se pavaresise”, ka deklaruar Sejdiu, nje dite para nisjes se procesit ne Hage.
Kreu i shtetit kosovar ka permendur genocidin dhe spastrimin etnik qe Serbia ka bere ne Kosove, duke theksuar se argumentet e Prishtines jane te pakontestueshme.
“Serbia e aneksoi Kosoven me tanke dhe shkaktoi nje gjakderdhje te madhe. Argumentat e Kosoves jane te padiskutueshme”, ka shtuar Sejdiu.
Top Channel