Ka tejkaluar edhe parashikimet me optimiste dhe eshte shpallur qysh dje ne raundin e pare lider i konservatoreve greke.(UPDATE)

Andonis Samaras do te jete kryetari i shtate i radhes i Partise Demokracia e Re pasi ka siguruar dje, pak me shume se 50% te votave, duke lene pas rivalen e tij kryesore, ish ministren e Jashtme greke Dora Bakojanis, e cila ka mundur te siguroje rreth 40 % te votave.

Pas shpalljes se fitores Andonis Samaras ka deklaruar se merr pergjegjesine per te udhehequr partine e tij ne nje rruge te re dhe se ajo cka kerkon ne keto momente eshte uniteti i konservatoreve, qe eshte dhe sfida me e madhe qe duhet te perballoje qysh sot e ne ditet ne vazhdim.

“Para nje muaji e gjysme ne caste te veshtira ju fola per shpresen. Dhe ju moret mesazhin e shpreses dhe e kthyet ne nje revolucion te papare demokratik”, u shpreh Samaras.

Edhe vete Dora Bakojanis ka pranuar humbjen dhe ka pergezuar rivalin e saj.

“Fillon sot nje kapitull i ri per Demokracine e Re.Kjo parti duhet te ece perpara per t’u bere nje parti ere dhe e fuqishme e qnedres se djathte”,u shpreh Bakojanis.

58-vjecari nga Poloponezi eshte nje ekonomist i shkelqyer me master ne biznes nga universiteti i Harvardit. Ne vitin 1977, kur ishte vetem 26 vjec hyn ne parlamentin grek si deputeti me i ri ne historine e tij.

Pas vitit 89 ka pasur poste te rendesishme politike duke arritur madje te behet edhe ministri me i ri i Jashtem,  ne historine e Greqise.

Pas nje mosmarreveshje politike per ceshtjen e emrit te Maqedonise ne vitin 1993 ,largohet nga Demokracia e Re duke sjelle edhe rrezimin e saj nga pushteti si dhe te kryetarit te saj Kostandinos Micotakis.

Zgjedhja e Andonis Samaras ne krye te nje partie te madhe sic eshte ajo e konservatoreve shenon fillimin e mbarimit te nje tradite 60-vjecare te politikes greke, e cila eshte udhehequr ne gjashte dekadat e fundit kryesisht nga disa familje te caktuara politike.

Top Channel