Kryetari i komunes se Prishtines, Isa Mustafa ka urdheruar pezullimin e dy inspektoreve dhe nje referenti te ndertimit, ne kuader te Drejtorise se Planifikimin, Kadastrit dhe Mbrojtjes se Mjedisit.

Inspektoret Ilaz Vokrri, Bajram Ismajli dhe referenti Xhemshit Hertica, sot jane njoftuar zyrtarisht per pezullimin e tyre.

Ky veprim ka ardhur pas verifikimit te nje komisioni i caktuar nga udheheqja komunale per te bere inspektimin e ndertimeve pa leje gjate tetorit dhe nentorit te ketij viti.

Komisioni gjate punes se tij ne terren ka konstatuar se gjate dy muajve te fundit ne zonat e mbuluara nga tre inspektoret jane evidentuar rreth 40 ndertime pa leje ne fazat fillestare, per te cilat ata nuk kishin marre masat e duhura, sipas ligjit per parandalimin e ndertimeve pa leje.

Top Channel