Pas tete ore qendrimi ne policine e EULEKSI-it, me urdher te prokurorise speciale, eshte arrestuar dhe derguar ne nje qender paraburgimi Nazim Bllaca.

Lajmin fillimisht e beri te ditur vellai i sh agjentit te SHIK-ut, Liman Bllaca, i cili tha nepermjet telefonit per Top Channel, se rreth ores 21 e 30 ka kontaktuar me Nazimin dhe ai i ka treguar se i eshte caktuar masa e paraburgimit per 30 dite.

Zyrtaret e policise konfirmuan se Nazim Bllaca eshte ndaluar dhe eshte derguar ne qendren e paraburgimit me urdher te prokurorit, por ata thane se masa e paraburgimit do t’i caktohet neser nga gjyqtari i procedures paraprake, i cili do te caktohet nga prokurori i EULEKS-it.

Nazim Bllaca ndalohet keshtu 24 ore pasi doli para mediave ne Prishtine duke pretenduar se eshte bashkepuntor ne 17 vrasje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA