Kosove, digjet zyra e LDK-se ne Gjakove
30/11/2009 16:30
Gjate nates mes te dieles dhe se henes jane djegur zyrat e partise Lidhja Demokratike e Kosoves ne Gjakove.
Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave nga zjarri jane djegur nje sere dokumentesh si dhe jane shkaktuar deme te tjera materiale.
Sipas policise, dyshohet se autoret e zjarrit kane thyer fillimisht xhamat e dritareve dhe me pas kane hedhur ne ambjentet e zyres lende djegese.
Perfaqesuesit e LDK-se ne Gjakove nuk kane dashur te spekulojne, por kane kerkuar nga organet e rendit kapjen e autoreve te ngjarjes.
Top Channel