
Qeveria e Kosoves nuk arriti te shese ne ankand koncesionin per ndertimin e nje termocentrali me vlere 3.5 miliarde euro, por ka gjasa qe te fitoje para me nje tender per shitjen e nente gomareve dhe pese kuajve, ben te ditur ‘Balkaninsight’.
Gomaret dhe kuajt jane nxjerre ne ankand dhe njoftimi per ankandin eshte publikuar neper gazetat e Kosoves. Sipas zyrtareve, kafshet u konfiskuan nga policia kater muaj me pare, kur persona te paidentifikuar u zbuluan duke transportuar kafe kontrabande nga Serbia per ne Kosove dhe i kishin ngarkuar kafshet perplot.
Zyra veterinare e Kosoves thote se eshte detyruar te perballoje kosto te konsiderueshme per ushqimin e kafsheve dhe per kete arsye vendosi t’i shese ne ankand.
Top Channel