Karaxhic sfidon gjykaten e Hages
30/11/2009 15:30
Ish-lideri i serbeve te Bosnjes, Radovan Karaxhic ka vendosur te sfidoje legjitimitetin e gjykates se Hages.
Karaxhic pretendon se Keshilli i Sigurimit ka tejkaluar kompetencat e veta kur ka vendosur per krijimin e kesaj gjykate.
Nga ana e saj, gjykata nuk i ka dhene nje pergjigje mocionit te Karaxhic, i cili po perballet me 11 akuza, mes te cilave genocid, krime lufte dhe krime kunder njerezimit.
Karaxhic ka vendosur te perfaqesohet personalisht ne proces, por ka deklaruar se nuk i eshte lene kohe e mjaftueshme per te hartuar mbrojtjen.
Gjykimi ndaj Karaxhic filloi ne tetorin e kaluar, pas arrestimit te tij ne korrik te 2008-es, pas 13 vitesh arrati.
Top Channel