Ne perfundim te mandatit te tij si Komisioner per Zgjerimin, Olli Rehn ndau gezimin per liberalizimin e vizave me Presidentin serb Boris Tadic.

“Kjo eshte nje dite e madhe per qytetaret e ketyre vendeve te cilet do te ndiqen nga qytetaret e vendeve te tjera te Ballkanit Perendimor sapo keto te fundit t’i kene plotesuar kushtet.
Sigurisht qe ky eshte nje hap i madh ne termat e integrimit evropian. Kjo gje po shtron me tej rrugen per evropianizimin e shoqerise civile ne keto vende qe eshte jo vetem qellimi perfundimtar por edhe nje kusht i domosdoshem per te shenuar progres ne integrimin evropian”, nisi fjalen e tij Olli Rehn.

Presidenti i Serbise tha se eshte per nje regjim pa viza per kosovaret ashtu sikunder per te gjithe qytetaret e rajonit. Por, ne prag te nisjes se procesit ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise, Boris Tadic beri te qarte se nuk ka ndryshime ne qendrimin e Beogradit per statusin e Kosoves.
 
“Per ne, Kosova eshte provinca jugore e Serbise e ky eshte qendrim i pandryshueshem, por kjo nuk do te thote se Serbia nuk do te mbeshtese nje zgjidhje per banoret e Kosoves qe te levizin pa viza, shqipetare e serbe”, deklaroi Tadic.

Per problemin e emrit mes Maqedonise dhe Greqise, Tadic, ndryshe nga ministri i jashtem Jeremic, deklaroi se Beogradi e njeh Maqedonine me emrin e saj zyrtar dhe ky qendrim eshte po ashtu i pandryshueshem.

Ndersa Komisioneri Olli Rehn duke ju referuar takimit Gruevski- Papandreou, deklaroi se nuk ishte ne gjendje te parashikonte se kur palet do te arrinin progres per te bere te mundur celjen e negociatave per antaresim me Shkupin.

Per ceshtjen e percaktimit te dates, Olli Rehn nuk e perseriti batuten e tij te zakonshme te kompozitorit finlandez Sibelius i cili i pergjigjej bashkeshortes “nuk e di kur  kthehem ne shtepi, jam kompozitor jo parashikues kohe”,

“Do te jem pergjegjes per zgjerimin e zones EURO, ndaj besoj se do ta perdor aty te njejten shprehje”, u shpreh Rehn.

Zyrtarisht mandati i tij si Komisioner per zgjerimin ka perfunduar ne 31 tetor 2009, por Olli Rehn do te qendroje ne kete detyre deri ne miratimin e kolegjit te ri nga Parlamenti Europian ne fund te janarit 2010.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA