Rreth ores 17 te mbremjes te pakten tre shperthime bombash artizanale kane tronditur disa zona te qendres se Selanikut.

Bomba e pare artizanale ka shperthyer ne katin e nje pallati ku ndodhen zyrat e nje biznesi turistik dhe ka shkaktuar deme materiale.

Shperthimi i dyte ka ndodhur ne hyrjen e zyres juridike te kryetarit te Unionit te Avokateve te Selanikut.

Mekanizmi i trete shperthyes, i perbere nga bombula gazi dhe nje shkrepse eshte vendosur ne hyrjen e shtepise te nje prej anetareve te Unionit te Gazetareve te Greqise se Veriut.

Po ashtu, edhe ne zyren e kryetarit te ketij Unioni eshte gjendur nje bombe artizanale, e cila eshte caktivizuar para se te shperthente. Ne te gjitha rastet jane shkaktuar vetem deme materiale.

Askush nuk e ka marre pergjegjesine per keto shperthime, ndersa organet e rendit vleresojne se jane veper e anarkisteve dhe se ky akt ka karakter simbolik.

Top Channel