Jay-Z kerkon nje femije nga Beyonce
29/11/2009 13:35
Reperi Jay-Z eshte gati per te pasur nje femije me bashkeshorten e tij Beyonce Knowles.
Kengetari, i kursyer ne deklaratat per jeten e tij private, eshte i paduruar ndaj idese se te paturit nje femije sa nuk rezistoi dhe u shpreh per “National Enquirer”.
“Po e provojme, jam gati te behem baba”, tha kengetari.
Disa muaj me pare Beyonce kishte pohuar se do te donte te kishte nje femije, por se koha nuk ishte akoma e pershtatshme. Jay-Z dhe Beyonce jane te martuar prej 18 muajsh.
Top Channel