
Nje numer i madh i flamujsh me shqiponjen dykrenare por dhe te shtetit te Kosoves jane vendosur rrugeve te Prishtines.
Por padyshim mbizoteron flamuri kuq e zi,qe eshte vendosur neper ballkonet e banoreve te Prishtines. Dhe festimet me se shumti jane perqendruar ne sheshin ‘Nene Tereza’, te organizuara nga nje rrjet organizatash jo qeveritare nga te gjitha trevat shqiptare, ne mesin e te cilave edhe levizja kosovare Vetvendosja. Jane planifikuar koncerte, panaire dhe ekspozita fotografish.
Keto organizata nder te tjera kane vendosur edhe parulla ku ishin te shkruara emra qytetesh, si p.sh Mitrovica, Janina, Tuzi apo Presheva, ne te cilat sipas organizatoreve nuk ekzistojne mundesi te festimit te 28 Nentorit.
Ne shesh ndodhet dhe nje parrulle e madhe me fjalet ‘Jemi Nje’. Pervec kesaj, nje gje tjeter qe ka rene sot ne sy, eshte edhe zevendesimi i flamurit gjigant te Kosoves me ate kombetar qe kohe me pare ishte vendosur nga Komuna e Prishtines ne te dale te Pishtines. Ne vendosjen e flamurit te Kosoves kishin marre pjese edhe zyrtaret me te larte te shtetit te Kosoves, ndersa sot Komuna ben te ditur se nuk e kane zevendesuar zyrtaret e saj flamurin e kosoves me ate kuqezi.
Ne Kosove, 28 nentori nuk bene pjese ne listen e festave zyrtare, por kjo dite, megjithate, eshte pjese e ligjit kosovar per festa zyrtare. 28 nentori, zyrtarisht ne Kosove quhet dite memoriale,dhe si dita e shqiptareve.
Top Channel