Kriza ne Dubai rrezikon edhe yjet
28/11/2009 15:45
Kriza ekonomike qe ka pllakosur ne Dubai lekund edhe themelet e njerezve te njohur.
Sektori i pasurive te paluajtshme eshte me i ekspozuari ndaj krizes, pikerisht aty ku shume yje te botes se kinemase dhe sportit kane investuar shuma marramendese. David Beckham, Michael Owen, David Jones, Kieron Dyer, Andi Cole, Brad Pitt dhe Angelina Jolie, Naomi Campbell dhe Denzel Washington jane vetem disa nga emrat qe kane investuar ne shtepite e kompleksit Palm Jumeirah.
Dubai eshte nje nga qytetet me te vizituara ne bote fale mrekullive inxhinierike qe jane aplikuar ne qytetin perrallor te Emirateve te Bashkuara Arabe.
Top Channel