
Deputeti i LDD-se, Gani Geci, i cili akuzon segmente te qeverise se Kosoves se kane planifikuar te vrasin deputete te kesaj partie, i ka dorezuar prokurorise nje cd me prova qe vertetojne pretendimet e tij.
Lajmin e ka bere te ditur vete Geci, ne nje interviste per nje te perditshme kosovare, ku ka saktesuar se deputetet e planifikuar per t’u vrare nga anetare te kabinetit qeveritar jane Agim Veliu i LDK-se dhe Adem Salihaj i LDD-se.
“Po, menjehere pas debatit ne Kuvend me ka thirrur prokuroria te ciles i kam dorezuar cd-ne me materiale filmike, ku flitet me emer dhe mbiemer per me shume se 10 vrasje, tentativa vrasjeje dhe dhunime”, ka deklaruar Geci.
Ai ka shtuar me tej se cd-ja flet per njerez te kabinetit qeveritar, por nuk ka permendur emra.
Top Channel